Kloni BeReal i Instagram tashmë ka mbërritur. Meta prezantoi “Candid Stories,” një funksionalitet i ri në Instagram Stories i cili rikrijon selfiet e BeReal.
Lançuar në 2019-ën, BeReal ka fituar popullaritet vitin e kaluar veçanërisht tek moshat e reja dhe përdoruesit e gjeneratës Z. Aplikacioni e paraqet veten si një alternativë autentike krahasuar me rrjetet sociale masive sepse lejon postim vetëm një herë në ditë dhe ka kufizime në mënyrën sesi përdoruesit ndërveprojnë me njëri-tjetrin.
Njëlloj si BeReal, Instagram Cadid do tu kërkojë përdoruesve të postojnë një foto selfie vetëm njëherë në ditë dhe do të jetë e dukshme vetëm për miqtë e tyre të cilët kanë ngarkuar selfiet Candid të tyre.
Selfiet Candid, njëlloj si postimet e BeReal, fotografojnë me kamerën e pasme dhe frontale të smartfonit. Është raportuar se Meta ka punuar me një version të Candid që prej Verës.
Snapchat dhe TikTok kanë laçuar variantet e tyre gjithashtu. Por BeReal nuk është e vetmja platformë që Instagram po konkurron me përditësimin e fundit. Aplikacioni solli një funksion të ri “Notes” ku përdoruesit mund të krijojnë një status me 60 karaktere që shfaqet në Inbox-in e tyre. /PCWorld Albanian