Instagram lançon hapësirën e re për kontrollimin e aktivitetit në aplikacion

February 10, 2022
1 minut lexim

Instagram prezantoi ditën e Mërkure tabin e ri “Your Activity” ku përdoruesit mund të shohin dhe menaxhojnë aktivitetin e tyre në aplikacion.

Kompania nisi testimin e kësaj veçorie një vit më parë dhe tashmë ka vendosur ta ofrojë për të gjithë përdoruesit në mbarë botën.

Me tabin e ri përdoruesit mund të fshijnë në masë përmbajtjen dhe ndërveprimin e tyre në platformë. Këtu përfshihen postimet, historitë, reels, komente, pëlqime, reagime me sticker etj.

Përdoruesit mund të renditin dhe filtrojnë përmbajtjet e tyre dhe ndërveprimet sipas datës apo të kërkojnë për komente të kaluara, pëlqime dhe replika për një periudhë të caktuar.

Gjithashtu mund të gjejnë përmbajtjet që kanë fshirë ose arkivuar së fund. Për të aksesuar tabin e ri duhet të shkoni në profilin tuaj dhe të klikoni menunë në cepin e djathtë lart e më pas të përzgjidhni opsionin “Your Activity.”

Instagram gjithashtu lançoi për të gjithë përdoruesit funksionin “Security Checkup”. Testimi i saj nisi në Verën e vitit të kaluar dhe përdoruesit mund të ndjekin disa procedura për të rritur sigurinë e llogarive të tyre. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Japonia fillon të dërgojë gaz në Evropë

Story i radhës

Remzie Osmani flet për fillimet e karrierës

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë