Meta ka vendosur të zgjerojë mbështetjen për NFT-të. Kompania do të lejojë disa krijues të krijojnë dhe shesin koleksione dixhitale direkt në Instagram tha Meta gjatë evenimentit Creator Week.
Platforma ka eksperimentuar me NFT-të në Instagram dhe Facebook që prej vitit të kaluar. Por deri më tani përdoruesit e Instagram kanë mundur vetëm të tregojnë koleksionet e tyre dixhitale.
Tani Instagram dëshiron që krijuesit të ndërtojnë koleksionet e tyre NFT në platformë dhe ti shesin tek ndjekësit dhe fansat e tyre.
Edhe pse rrjeti social ka shtuar numrin e funksionaliteteve të shitblerjes, ky përditësim është i pari që e paraqet Instagram si një konkurrent të tregjeve NFT.
Meta tha se nuk do të marrë komisione për shitjet NFT deri në 2024 edhe pse 30% hiqen nga shitjet përmes dyqaneve të aplikacioneve. Krijuesit mund të vendosin komisione për rishitjen e punëve të tyre nga 5% deri në 25%.
Mjetet e reja janë të disponueshme momentalisht vetëm për disa krijues në SHBA por Meta planifikon ta zgjerojë në më shumë vende të botës. /PCWorld Albanian