Inspektorati Shtetëror i Tregut sot mbylli lokalin “Centrallen Park”.
Drejtorja e Inspektoratit, Aneta Simevska tha se për këtë diskotekë, pas kontrolleve, në shkurt është dhënë urdhër për ndalesë për punë për shkak të mospasjes së licencës, ndërsa në mars vendimi ka qenë i plotfuqishëm.
Ajo shtoi se për shkak se pronarët e lokalit nuk kanë ndaluar me punë, sot Inspektorati i Tregut ka mbyllur diskotekën.
Kujtojmë se para diskotekës, javën e kaluar ndodhi një incident ku i vdekur mbeti hendbollisti kroat, Denis Tot. Simevska theksoi se mbyllyja e diskotekës nuk ka të bëjë me incidentin e ndodhur.