Inspektorati po heton vdekjen e foshnjës 14-muajshe! Opozita kërkon dorëheqjen e Taravarit

October 7, 2024
1 minut lexim

Që në orët e para të mëngjesit Inspektorati sanitar dhe shëndetësor po bën kontrolle në Klinikën e sëmundjeve për fëmijë dhe Spitalin Kozle. Kjo pasi dy ditë më parë ndërroi jetë foshnja 14 mujashe për të cilën prindërit deklarojnë që është neglizhuar nga këto institucione shëndetësore dhe nuk është trajtuar. Këtë e konfirmoi Minisitri i Shëndetësisë Arben Taravari i cili shton se është formuar edhe një komision ekspertësh për të zbardhur rastin.

Për rastin kanë reaguar partitë opozitare Fronti Europian dhe LSDM, të cilat akuzojnë për neglizhencë të institucioneve shëndetësore. Nga Fronti kërkojnë dorëheqjen e ministrit Taravari dhe drejtorit të Klinikës së Fëmijëve Memedi.

LSDM-ja kërkon proces sa më transparent dhe përgjegjësi.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dje konfirmoi se fëmijës që ka ndërruar jetë në Klinikën e Fëmijëve më herët i është refuzuar shtrimi në spital dhe ka theksuar se “dikush duhet të mbajë përgjegjësi kur ka raste të tilla tragjike në sistemin shëndetësor”.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Akuzat e rënda ndaj P Diddy-t, reagon mamaja e artistit: Djali im nuk është një përbindësh, bota refuzon të dëgjojë versionin e tij

Story i radhës

Erdogan: Si Turqi, do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër qeverisë izraelite

Të fundit nga

ShkoLartë