Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Inspektorati për Ambient Jetësor përballet me mungesë kuadri, veçanërisht mungesë të inspektorëve – Gazeta.mk

Inspektorati për Ambient Jetësor përballet me mungesë kuadri, veçanërisht mungesë të inspektorëve

min lexim

Shkup, 10 nëntor – Inspektorati i Ambientit Jetësor përballet me mungesë të inspektorëve të cilët duhet të mbikqyrin gjendjen ekologjike në terren. Drejtoresha e Inspektoratit, Ivana Ginovska, për Alsat tha se për momentin ka mungesë të 17 inspektorëve, ndërsa për të funksionuar pa pengesa, u nevojiten gjithsej 40.

“Morëm mendim negativ nga Ministria e Financave për punësimin e tre inspektorëve të rinj edhe pse e kemi të patjetërsueshme dhe disa herë kemi apeluar dhe kemi njoftuar për urgjencën e gjendjes por ja shohim se Qeveria e re po e shkurton buxhetin për gjithçka, madje edhe për punësime”, deklaroi Ivana Ginovska – Drejtoreshë e Inspektoratit të Ambientit Jetësor.

Ginovska njoftoi se Qeveria po përgatitë një strategji të re, me çka inspektorët komunal dhe ato shtetëror do të bëhen bashkë. Kështu me mbi 100 inspektorë, do të mbuloheshin të gjitha qytetet.

“Ja në muajin mars në Manastir një inspektor do të pensionohet dhe i gjithë ai rajon do të mbetet i pambuluar. Në Kumanovë gjithashtu nuk ka inspektor dhe e mbulon inspektor nga Kriva Pallanka. Në shumë vende kemi mungesë, një inspektor shkon nga njëri vend në tjetrin. Fizikisht nuk mund të arrihet”, shtoi Ivana Ginovska – Drejtoreshë e Inspektoratit të Ambientit Jetësor.

Puna e inspektorëve në terren nuk është e lehtë. Pejo Kirovski, inspektor me përvojë 17 vjeçare thotë se deri tani ka shqiptuar shumë gjoba për ndotje të ambientit, madje në shumë prej 100 mijë apo 120 mijë euro. Në të shumtën e rasteve, kompanitë industriale përshkak presionit të inspektorëve, kanë qenë të detyruar të vendosin filtra.

“Puna jonë është pak specifike dhe me rrezik dhe për këtë arsye, në përputhje me ligjin për mbikqyrje inspektuese u soll një nen që të jepen 30% shtesa për shkallën e rrezikshmërisë në punën tonë. Kjo na dha stimul dhe na u rritën pagat dhe si rezultat i kësaj besoj se inspektorët e ambientit jetësor e kryejnë punën me ndërgjegje dhe inspektimet i kryejnë në mënyrë cilësore”, u shpreh Pejo Kirovski – Inspektor i Ambientit Jetësor.

Me presione dhe kërcënime në terren është përballur edhe inspektorja Angella Temellkovska.

“Po, unë si një grua, nuk ndodhë shpesh por ka raste kur përshkak se jam grua dhe ndoshta mund të kalojnë më lehtë por kjo varet nga vet qëndrimi i inspektorëve. Kam pasur kërcënime, kemi pasur presione por megjithatë përsëri do ta them, gjithçka varet nga qëndrimi, karrakteri i inspektorit dhe profesionalizmi ynë në punë. Për fat të mirë nuk ka patur gjëra më të trishta”, tha Angella Temellkovska – Inspektore e Ambientit Jetësor.

Inspektorati për momentin ka në dispozicion 17 inspektorë të ambientit jetësor, 3 inspektorë për mbrojtje të natyrës dhe dy për ekonomizim me ujëra.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Deco planifikon goditjen e dyfishtë

Story i radhës

Ekspozitë e “Oldtimer” në Tetovë/ “Fiat 50 Balila” e vitit 1932 makina më e vjetër!

Të fundit nga