Inspektorati i shqipton gjobë Klinikës për fëmijë, konstaton një sërë parregullsish

min lexim

 

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor, ka kryer inspemtim në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve në Shkup.

Gjatë inspektimit, janë konstatuar disa mangësi në përputhje me vendimet e mëparshme, duke përfshirë:

  1. Mjekët praktikantë dhe lejet e punës: Nga 14 mjekë praktikantë që plotësojnë kushtet për licencën e përkohshme, vetëm dy janë pajisur me leje pune të përkohshme, dhe nuk është dorëzuar kërkesë për sigurimin e lejeve të tjera për punë të përkohshme në Ministrinë e Shëndetësisë.
  2. Mjekët e turneve të natës dhe ambulanca: Gjatë turneve të natës, Klinika ka punësuar mjekë praktikantë pa leje pune të përkohshme dhe mjekë që nuk plotësojnë kërkesat për të qenë praktikantë të lartë.
  3. Mungesa e specialistëve në ambulancën e gatishmërisë: Nga 45 mjekë specialistë të punësuar, vetëm tre janë në shërbim, dhe asnjë prej tyre nuk është në ambulancën e gatishmërisë, ku ekzaminimet mjekësore kryhen nga praktikantë pa nënshkrimin dhe vulën e mjekëve specialistë.

Për këto mangësi, është shpallur urdhërpagesë kundërvajtëse për ISHP QSU dhe personin përgjegjës, me një gjobë prej 4.000 euro për institucionin dhe 1.200 euro për personin përgjegjës. Nëse gjobat paguhen brenda tetë ditëve nga dita e pranimit të urdhërpagesës, shuma do të zvogëlohet në 2.000 euro për institucionin dhe 600 euro për personin përgjegjës.

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Ajri i ndotur në Shkup, Avokati i Popullit: Qytetarët mund të parashtrojnë padi administrative

Story i radhës

Mickoski pohon se ka mbi 80 deputetë – BDI dhe LSDM të sigurta se deputetët e tyre nuk do të kalojnë në pushtet

Të fundit nga