inspektorati i shendetesise po e heton rastin spitali i tetoves doli me sqarim per 8 vjecarin 67ae3c3043bde

Inspektorati i Shëndetësisë po e heton rastin/ Spitali i Tetovës doli me sqarim për 8 vjeçarin

February 13, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 13 shkurt – Tetë vjeçari nga Tetova, i cili dje kishte lënduar rënd kokën është shtruar në repartin e neurokirurgjisë në qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Në mbrëmjen e së mërkurës në spitalin e Tetovës pati tensione, për shkak ankesave të familjarëve dhe të afërmve të pacientit, të cilët thoshin se pasi djaloshit i është dhënë mjekimi fillestar, nuk është hospitalizuar por është lëshuar për në shtëpi.

“Fëmijë është pranuar në qendrën urgjente në ora 14:25 minuta fillimisht është tirazhuar sipas protokollit. Fillimisht gjendjen e kanë konstatuar mjekët e urgjencës ndërsa më pas është thirrur edhe neurokirurgu Blerim Zeqiri. Pas Tirazhimit pacienti dërgohet në CT të kokës dhe në ora 14:35 lexohet skeneri poshtë tek kompjuteri dhe monitori dhe mjeku Blerim Zeqiri vendos për hospitalizimin e pacientit në mjekim intensiv. Pranimi pacientit bëhet në ora 15:08, ku monitorohen shenjat vitale të jetës”, thonë nga Spitali i Tetovës.

Familjarët gjatë ditës së djeshme u ankuan se mjekja nuk e ka pranuar pacientin në dhomën intensive.

“E kanë marr fëmijët e kanë sjell në spital njëherë e kanë qepë në spitalin e ri dhe më pas e kanë sjell këtu. Kanë dalë mjekët e shohin se me gjak është djali dhe nuk e pranojnë dy orë”, u shpreh Sali Krasniqi – familjar.

“Ora dy ka ndodhë rasti. Shihe tash sa është ora! 04:40 minuta.

Kur e kanë marr djalin lartë?

“Tash e kanë marr”.

Dy orë ka qëndruar aty djali”, tha Daim Krasniqi – familjar.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga SPB Tetovë nga ku thonë se një djalosh tetëvjeçar ka qenë duke luajtur dhe duke tërhequr derën e përparme të një kontrolli teknik, e cila ka dalë nga shinat dhe ka rënë mbi të. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik, ndërsa ekipi nga SPB Tetovë ka kryer
inspektimin në vendin e ngjarjes.

Televizioni 21 mëson se për këtë rast inspektorati nga ministria e shëndetësisë ka qenë sot në spitalin Tetovës duke kërkuar detaje.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

perseri mashtrime me telefonata ne shkup 83 vjecares i merren 50000 denare 67ae3b7d49beb
Story i mëparshëm

Përsëri mashtrime me telefonata në Shkup, 83-vjeçares i merren 50,000 denarë

vdekja e 12 vjecarit leo sadiku prokuroria e korces shpall moskompetence per ceshtjen i mituri humbi jeten ne qsut 67ae411dc5fbc
Story i radhës

Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, Prokuroria e Korçës shpall moskompetencë për çështjen: I mituri humbi jetën në QSUT!

Të fundit nga

ShkoLartë