Inspektorati i Punës kontrollon se a paguhet mëditje më e lartë për punë të dielën

February 16, 2022
min lexim

Inspektorati Shtetëror i Punës (ISHP) sot i ka filluar mbikëqyrjet në ato subjekte juridike të cilat sipas ligjit mund të punojnë të dielën me qëllim që të konfirmohet se a e kanë respektuar detyrimin ligjor për pagesë të mëditjeve më të larta për 50 për qind në pagat e janarit.

Kontrollet do të bëhen deri në fund të muajit dhe në fund do të bëhet raport për atë kush e ka respektuar ose e ka shkelur ligjin. Raporti do të jetë publik në ueb-faqen e ISHP.

“E diela ditë jo pune është realiteti ynë. Ka kaluar janari, muaji i parë për të cilin duhet të ketë më shumë mëditje për punën të dielën. Sipas ligjit, paga për muajin janar duhet të paguhet deri më 15 të muajit aktual. ISHP-ja nga sot është nën mbikëqyrje intensive te të gjithë punëdhënësit që sipas ligjit mund të punojnë edhe të dielave. Mbikëqyrjet do të bëhen deri në fund të muajit. Më pas do të shpallet dhe raporti mujor për respektimin e të drejtës ligjore për të paguar mëditje më të larta për pesëdhjetë për qind për të gjithë punëtorët që me ligj janë në aktivitete që kanë të drejtë të punojnë të dielën”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së kompanisë “Texport”.

Raporti, theksoi ajo, do të jetë publik në ueb-faqen e ISHP. Publiku do të mund ta shohë dhe të informohet se kush e ka shkelur ligjin, ndërsa kush e ka përmbushur detyrimin ligjor për pagesë të pagës sipas ndryshimeve të Ligjit për Marrëdhënie Pune.

“Publikisht do të publikohen të gjitha firmat të cilat e kanë shkelur ligjin në pjesën e pagesës së mëditjes më të lartë për 50 për qind për punë të dielën”, tha ministrja Trençevska.

Në temën e njëjtë në pyetjen e gazetarëve u përgjigj edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, si cili, siç tha, qartë ka thënë se zgjidhja ligjore për të dielën ditë jopune duhet të respektohet.

“Unë jam në anën e punëtorëve. Këtë përsëri e përsëris. Secili punëtor ka të drejtë që të dielën të jetë me familjen e tij, ta kalojë bashkë me fëmijët e tij, ta kalojë me të afërmit e tij dhe të ndajë kohë për vete dhe ky është supozimi themelor i këtij ligji siç theksoi ligji në pjesën më të madhe të shteteve perëndimore evropiane”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se harmonizimet eventuale të zgjidhjes ligjore është e mundur vetëm nëse me të është lëshuar ndonjë veprimtari.

Megjithatë, theksoi ai, e diela ditë jopune është zgjidhje të cilën punëtorët dhe unë personalisht e mbështes.

“Unë kam punuar edhe në fabrikë, kam qenë edhe punëtor, kam qenë edhe menaxher, kam qenë edhe pronar dhe e di se sa e rëndësishme për punëtorët është që të jenë me familjet e tyre sepse në atë mënyrë munden edhe më mirë t’i edukojnë fëmijët dhe t’u përkushtohen të paktën tërë ditën të dielën”, theksoi Kovaçevski.

Zgjidhja për të dielën ditë jopune filloi të zbatohet nga 1 janari i këtij viti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KEDS: Faturat e rrymës së shkurtit do të llogariten në dy periudha kohore

Story i radhës

Covid-19, ulen infektimet rriten vdekjet: 361 raste, 7 humbje jete dhe 92 pacientë në spital

Të fundit nga

ShkoLartë