inspektorati asgjeson produkte ushqimore ne disa biznese ne veri shkak afatet e skaduara ia pezullon punen disa te tjerave 67d8828833c86

Inspektorati asgjëson produkte ushqimore në disa biznese në veri, shkak afatet e skaduara – I’a pezullon punën disa të tjerave

March 17, 2025
1 minut lexim

Gjatë ditës së sotme, inspektorati komunal i Mitrovicës Veriore në bashkëpunim me inspektoratin sanitar në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë realizuar kontrolla rutinore në disa lokacione ku po zhvillohej aktiviteti i gastronomisë në veri të Mitrovicës.

Gjatë inspektimeve janë identifikuar biznese që kanë zhvilluar aktivitetin e gastronomisë pa siguruar kushtet elementare higjienike

Thuhet se në disa nga lokacione është bërë asgjësimi i produkteve ushqimore për shkak të afateve të skaduara si dhe në mungesë të dokumentacionit për prejardhjen e produkteve ushqimore.

Në njoftim bëhet e ditur se inspektime rutinore janë realizuar edhe në kuzhinën e spitalit të qytetit, ku gjatë vizitës është takuar edhe përgjegjësi i spitalit, i cili ka njoftuar për mënyrën e funksionimit të kuzhinës, ku i njëjti u zotua se do të siguroj të gjithë dokumentacionin e nevojshëm sipas kërkesës së inspektorëve

Më tej, thuhet se në disa nga lokacionet e inspektuara, i është pezulluar aktiviteti i punës deri në përmirësimin e kushteve të punës sipas sugjerimeve të inspektoratit.

“Qeverisja lokale në Komunën e Mitrovicës Veriore, është e përkushtuar maksimalisht për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ua dha traktorin per ta perdorur si mburoje per studentet e vuciqit reagimi interesant i pronarit kur shkon per ta marre ne beograd 67d881db8ee77
Story i mëparshëm

Ua dha traktorin për ta përdorur si mburojë për “studentët” e Vuçiqit, reagimi interesant i pronarit kur shkon për ta marrë në Beograd

kush po i dhuron trendafila teuta selimit 67d8837ac297c
Story i radhës

Kush po i dhuron trëndafila Teuta Selimit?

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë