Gjithsej 138 inspektime në tre ditët e fundit, janë kryer nga Ministria e Transportit, nëpërmjet Inspektoratit Shtetëror të Transportit, në kuadër të kontrolleve të shtuara në fushën e transportit rrugor. Nga kontrollet e kryera nga inspektorët e komunikacionit rrugor janë konstatuar 21 parregullsi te personat juridikë dhe fizikë që kanë transportuar udhëtarë dhe mallra. Mes kompanive që kanë punuar në mënyrë të parregullt, është edhe kompania e transportit “Durmo Tours” nga Gostivari dhe disa kompani rë tjera si;
• Durmo Tours, Gostivar
• Danny International, Ilinden
• Swiss Mac Aligega, Gostivar
• Zem Promet – Kompania, Bosilovë, Saraj
• Slovin Biljana, Ohër
• Bis, Ohër
• Peshter SH.PK, Shkup – Çair
• Dimitrioski, Shkup – Gazi Baba
• Hisari-GD, Dibër
• Inkom Business, Kumanovë
• Palace Export-Import, Gostivar
Gjithashtu, janë shqiptuar gjoba edhe ndaj 10 personave fizikë që kanë transportuar në mënyrë të paligjshme pasagjerë dhe mallra. Sipas Ministrisë së Transportit, për të gjitha parregullsitë e konstatuara janë shqiptuar gjoba përkatëse, ndërsa për veprime të mëtejshme janë njoftuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike./Alsat.mk
Burimi: alfax.mk