17
Shkup, 24 mars – Pas traagjedisë së Koçanit institucionet kompetente, gjegjësisht Inspektorati i Tregut ka zbarkuar në terren për të bërë kontrolle të hovshme mbi gjendjen e sigurisë në gjitha lokalet e venndit. Kjo gjë, nuk u shkon fare përshtati një numri të madh të pronarëve të lokaleve duke marr për bazë se nuk janë në gjendje të duhur për nga aspekti i sigurisë. Mbase, ditët e freskëta pas tragjedisë do të jenë shkak për të qenë zero tolerant ndaj çfarëdo situate, shkruan Zhurnal.
Kontrollet do të jenë etapore, institucionet kompetente do të punojnë vazhdimisht –
Kontrollet e objekteve nga aspekti i sigurisë do të jenë etapore dhe afatgjate, paralajmëroi zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për inspektimet për atë se si janë projektuar dhe ndërtuar objektet në rpaort me raportin e respektimit të masave të sigurisë, ajo e ceki informatën nga Ministria e Transportit se fokusi do të jetë në “zgjidhjen sistematike të këtyre problemeve”.
“Në këtë moment po skanohen gjendjet e këtilla në pjesën e licencës aktive ligjore e cila posedohet apo nuk posedohet. Për të gjitha hollësitë e mëtutjeshme do të vazhdohet me kontroll etapor të tërë asaj që nuk është rregulluar në pajtim me ligjin dhe besoj se edhe kjo pjesë do të prëfshihet nga ana e institucioneve kompetente, por ato do të jenë faza dhe etapa në të cilat do të punojmë në mënyrë afatgjate. Kjo nuk do të jetë një fazë në të cilën tani do të përfundojë kontrolli dhe menjëherë do të ndalen inspektimet. Siç mund të shihnim, në momentin e marrjes së licencës, konkretisht në Ministrinë e Transportit, kushtet janë përmbushur, por menjëherë më pas ligji është sheklur. Kështu që, kjo është punë e vazhdueshme në të cilën institucionet kompetente do të punojnë vazhdimisht”, tha Miteva.
E pyetur për kontrollet e licencave për ushtrim të veprimtarisë dhe kushteve teknike të objekteve hotelierike, zëdhënësja u përgjigj se ekipet kujdestare inspektuese këtë fundjavë ishin të fokusuara më shumë në atë nëse po respektohet vendimi i Qeverisë për ditët e zisë.
“Lidhur me natën e kaluar nuk ka pasur kurfarë keqpërdorime apo mosrespektim të këtij vendimi të Qeverisë për ditët e zisë. Tashmë prej nesër këto ekipe fillojnë me takim të ri koordinues për t’i ndërmarrë të gjitha hapat e ardhshëm dhe ku do ta kahëzojnë kontrollin dhe tashmë nesër do të prezantohen informatat në opinion”, theksoi Miteva.
Lidhur me hetimin e paralajmëruar intern në MPB të paralajmëruar nga ministri Pançe Toshkovski për intervenimin dhe sjelljen e policisë gjatë në natën e ngjarjes tragjike në Koçan, zëdhënësja u përjgigj se ministria kompetente do të prëgjigjet në të gjitha pyetjet dhe se hetimi intern është pjesë e hetimit gjithpërfshirës për zjarrin.
Mbrojtja nga zjarret, 80 përqind e lokaleve duhet të mbyllen –
Rregullorja për mbrojtje nga zjarret është aq rigoroze, sa që Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Goran Markovski, vlerëson se nëse zbatohet ajo, 80 për qind e objekteve duhet të mbyllen. Ai nënvizoi se nëse gjithçka do të ndërtohej në përputhje me ligjet, rregulloret dhe standardet në fushën e ndërtimtarisë, e veçanërisht në pjesën e mbrojtjes nga zjarret, nuk do të ndodhin tragjeditë. Në intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thekson se në Maqedoninë e Veriut nuk ndërtohet sipas standardeve për shkak të “shoqatave kriminale” të cilat përfitimin financiar e vënë përpara cilësisë. Se kush bën pjesë në këto “shoqata kriminale”, Markovski thotë:
“Shumë, varësisht se për çfarë objekti bëhet fjalë. Shumë persona bëjnë pjesë, duke filluar nga njerëz shumë të afërt pranë krerëve të pushtetit, e deri te ato eshalonët më të ulëta të shërbimeve në institucionet shtetërore, në komuna dhe kështu me radhë. Secili e gjen vendin e vet në atë “shoqatë” dhe secili e ka një çmim të caktuar. Në këtë mënyrë kemi cilësi të dobët, objekte të rrezikshme që, kuptohet, jo gjithmonë, por kohë pas kohe, do të nxjerrin në pah atë se si është ndërtuar brenda, Gjithë ajo cilësi e dobët, gjithë ajo shkujdesje, gjithë ai improvizim dhe sigurisht gjithçka për të cilën është paguar ilegalisht, do të shkaktojë një zjarr kaq evident që mori jetë 59 të rinjsh”, tha Goran Markovski, Dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë.
Kujtojmë që, në të gjitha komunat më të mëdha veç më po behën kontrolle të detajuara të objekteve, duke përfshirë, dokumentacionin e objekteve dhe respektimin e të gjithë standardeve të sigurisë. Sipas kryetarit të BNJVL-së, Orce Georgievski, kontrollohet gjithçka, duke përfshirë, nëse objektet kanë pajisjet e duhura për shuarjen e zjarrit dhe hidrantë funksionalë, kontrollohet nëse instilacionet elektrike janë të sigurta dhe të mirëmbajtura, a ka plan evakuimi dhe shtigje të shënuara, dhe se a i posedojnë të gjitha dokumentet përkatëse dhe elaborate sigurie. Sipas Georgievskit, të gjitha komunat në koordinim me BNJVL-në kanë filluar aksione kontrolli të jashtëzakonshme në të gjitha objektet publike. /Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk