inspektim i jashtezakonshem ne deponine drislla 68c2eb5398b52

Inspektim i jashtëzakonshëm në deponinë “Drislla”

September 11, 2025
1 minut lexim

Në orët e vona të pasdites, rreth orës 15:15, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin zhvilloi një inspektim të jashtëzakonshëm për shkak të zjarrit që shpërtheu në deponinë e mëparshme të mbeturinave komunale “Drislla”, pas një njoftimi nga Stacioni Policor Gazi Baba.

Në vendngjarje po punohet për shuarjen e pjesës së djegur me mekanizëm dhe mjete të vetë N.P. “Drislla”, si dhe me disa automjete zjarrfikëse dhe automjete të N.P. “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup.

Inspektimi u krye nga inspektorë të autorizuar nga SPB Shkup, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtori i N.P. “Drislla”, personi përgjegjës për mjedisin dhe punonjës të tjerë të institucionit publik.

Në përputhje me lejen A-ISKZ që posedon N.P. “Drislla”, është përgatitur një raport i dërguar me e-mail te Ministria e Mjedisit dhe nga Inspektorati shtetëror I mjedit lidhur me ngjarjen.
Nga inspektimi është përgatitur një procesverbal i konstatimit, dhe do të merren edhe mostra nga uji nëntokësor dhe toka nga një laborator i akredituar për mjedisin. N.P. “Drislla” ka dorëzuar gjithashtu raportin nga stacioni i monitorimit të cilësisë së ajrit.

Procedura inspektuese është në vazhdim dhe po ndiqen të gjitha masat për vlerësimin e ndikimit dhe eliminimin e pasojave nga zjarri.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

arben fetai taravari e shiti lojen politikisht u ndame pa asnje fjale te keqe 68c2de3a1bf62
Lajmi i mëparshëm

Arben Fetai: Taravari e shiti lojën, politikisht u ndamë pa asnjë fjalë të keqe!

zevendesoi ulsi manjen kush eshte ministri i ri i drejtesise 68c2ecb538f02
Lajmi i radhës

Zëvëndësoi Ulsi Manjën, kush është ministri i ri i Drejtësisë

Të fundit nga

Merz dhe bota: Konflikte, afërsi dhe aleanca të reja

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri britanik Keir Starmer janë disa nga partnerët më të afërt të politikës së jashtme tëkancelarit gjerman Friedrich

Tragjedi në Durrës, mbytet një 11-vjeçar

Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe
ShkoLartë