INJECT diskuton për lartësinë e dënimeve për rastet e dhunës në familje

min lexim

 Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – INJECT mban konferncë e cila ka për qëllim adresimin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave, si nga ana e Institucioneve e po ashtu edhe nga organizatat dhe individët që punojnë  për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kjo konferencë do të shtjelloj temën “Ngritja e transparencës së gjyqësorit dhe lartësia e dënimeve për rastet e dhunës në familje”.

Përfaqësues të Institucioneve ligjvënëse, Qeverisë së Kosovës dhe gjyqësorit do të prezentojnë opinionet e tyre për çështjen si dhe do të prezentohet hulumtimi “Hetimet Penale dhe Politika Ndëshkimore për Rastet e Dhunës ne Familje”.

Disa nga folësit panelist janë përfaqësuesit të: Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione dhe atë për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, Këshillit Prokurorial i Kosovës, Gjykatës së Apelit të Kosovës, Prokurorit të Shtetit, Ministria së Drejtësisë, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, Qendra për Punë Sociale, Mbrojtësit e viktimave dhe Strehimoret.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shtatzënë për herë të dytë, aktorja e njohur tregon barkun e rrumbullakosur

Story i radhës

La Liverpoolin, Mane zbulon arsyen pse iu bashkua Bayernit

Të fundit nga