Iniesta: Modriç është mesfushori më i mirë i të gjitha kohërave

November 1, 2022
1 minut lexim

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, e ka lëvduar ish-kundërshtarin e tij, Luka Modric, si një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave.

Iniesta i ka treguar ngjashmëritë dhe dallimet me mesfushorin Modriq, i cili është fitues i Topit të Artë.

Ai u përball me Modriq në disa raste gjatë kohës së tij në Barca, ndërsa ata u angazhuan në një numër betejash të paharrueshme kundër rivalëve kryesorë Real Madrid.

Ndërsa fituesi i Kupës së Botës u transferua në Vissel Kobe në vitin 2018, Modriq është ende i fortë në moshën 37-vjeçare me Los Blancos, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

Iniesta tani e ka pranuar shkëlqimin e kroatit dhe e ka lavdëruar atë si ka vazhduar në nivelin më të lartë për kaq shumë vite.

“Ne jemi lojtarë me profile të ndryshme por në të njëjtën kohë të ngjashëm për sa i përket pozicionit në fushë, konceptimit të lojës, menaxhimit të topit… Ai është një nga mesfushorët më të mirë që ka qenë dhe do të jetë ndonjëherë. Ai është një referencë për ekipin dhe nuk është e lehtë të kalosh kaq shumë vite në një klub si Madridi duke bërë ndryshim”, tha Iniesta për AS.

Ish-reprezentuesi spanjoll ka pranuar gjithashtu se ai e konsideron treshen e vjetër të mesfushës së Madridit, Toni Kroos, Casemiro dhe Modriq, të jenë në të njëjtën klasë me atë ku ai luajti te Barça së bashku me Sergio Busquets dhe Xavi.

“Ajo treshe e Madridit është një nga më të mirat që ka ekzistuar ndonjëherë. Ata kanë fituar shumë tituj dhe pa dyshim, ajo është një nga më të mirat, ashtu si ne. Ajo që kam shijuar duke luajtur përkrah Xavi dhe Busit, nuk e kam përjetuar më” tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do futen në kryeministri më 12 nëntor? Përgjigjet Berisha dhe tregon sa do zgjasin protesta

Story i radhës

Vetitë çudibërëse të qepëve dhe lidhja me diabetin

Të fundit nga

ShkoLartë