Lufta e inflacionit në ekonominë e botës ka prekur edhe ShBA-në, dukshëm më shumë në muajin shtator.
Pavarësisht një rënie që pësuan shifrat në 12 muajt e fundit, çmimet janë ende të larta dhe kanë kaluar madje edhe parashikimet.
Inflacioni në ShBA po vëzhgohet nga afër, derisa vazhdojnë përpjekjet e bankës qendrore të ShBA për të zbutur problemin.
Bëhet e ditur se morma është shumë më e lartë se objektivi i bankës qendrore prej 2 përqind, shkruan BBC.
Inflacioni në ShBA kishte në qershor kur arriti në 9.1 përqind, i ndihmuar nga rënia e çmimeve të karburantit në pompë, si dhe kostot për veshje dhe makina të përdorura gjithashtu u ulën muajin e kaluar.
Por, çështja vazhdon të prekë pjesë të tjera të ekonomisë, çmimet e ushqimeve janë rritur me 13 për qind gjatë 12 muajve të fundit, gjithashtu edhe kostot e strehimit dhe ato mjekësore po rriten ndjeshëm.
Pa përfshirë ushqimin dhe energjinë, inflacioni u rrit me 6.6 për qind, që është morma më e shpejtë që nga viti 1982.