Inflacioni në eurozonë arrin në 10,7 për qind në tetor

October 31, 2022
1 minut lexim

Inflacioni vjetor i konsumit në eurozonë ka arritur numër dyshifror në tetor, kryesisht për shkak të kostove më të larta të energjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, çmimet e konsumit në eurozonë u rritën me 10,7 për qind në tetor në krahasim me vitin e kaluar, që është rritja më e madhe në histori.

Paraprakisht, shkalla e inflacionit në shtator ishte 9,9 për qind.

Parashikimi i tregut ishte për një rritje vjetore prej 10,2 për qind të çmimeve të konsumit në eurozonë.

Çmimet e energjisë u rritën me 41,9 për qind me bazë vjetore në tetor, ndërsa çmimet e ushqimeve, pijeve alkoolike dhe duhanit u rritën me 13,1 për qind në të njëjtën periudhë.

Në baza mujore, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në eurozonë u rrit me 1,5 për qind në tetor.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cila bankë në Maqedoninë e Veriut që në ditë fiton nga 2 mijë euro

Story i radhës

Profil/ Kush ishte Fidel Castro

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë