inflacioni ne britani arrin nivelin me te larte qe nga viti 1982 6284b85c9ad61

Inflacioni në Britani arrin nivelin më të lartë që nga viti 1982

May 18, 2022
1 minut lexim

Inflacioni në Britani muajin e kaluar është rritur në nivelin më të lartë vjetor që nga viti 1982, duke rritur presionin ndaj ministrit të Financave, Rishi Sunak, që të shtojë ndihmën për amvisëritë, të cilat po përballen me krizën më të rëndë të rritjes së çmimeve të jetesës.

Në prill, inflacioni për çmimet e konsumit arriti në 9 për qind, tha Zyra Kombëtare e Statistikave, duke tejkaluar nivelin më të lartë të recesionit, që ishte regjistruar në vitet ’90.

Ndërkaq, funta britanike ka rënë për 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Rritja e çmimeve të energjisë vlerësohet se ka qenë shkaku kryesor i rritjes së çmimeve në prill.

Sunak tha se shtetet në mbarë botën po përballen me rritje të inflacionit.

“Ne nuk mund të mbrojmë plotësisht qytetarët nga këto sfida botërore, por ne po ofrojmë mbështetje dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime të mëtejme”, tha ai./REL

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

rruga drejt medaljes se arte 6284b8246c797
Story i mëparshëm

Rruga drejt medaljes së artë

inflacioni detyron vodafone albania te rrise cmimet e internetit fiks 6284b89733210
Story i radhës

Inflacioni detyron Vodafone Albania të rrisë çmimet e internetit fiks

Të fundit nga

Peci: Mund të kalojnë 4 vite me seanca çdo 48 orë

Duke komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në ”Click” paralajmëroi për pasojat e bllokadës institucionale. Peci tha se vendi mund të shkojë deri në katër
ShkoLartë