Inflacioni detyron Vodafone Albania të rrisë çmimet e internetit fiks

May 18, 2022
1 minut lexim

Operatori më i madh celular në vend dhe i dytë në shërbime fikse Vodafone Albania njoftoi ditën e Marte se nga data 28 Maj do të ndryshojë tarifat për klientët e segmentit konsumator me kontrata 12 dhe 24 mujore, çmime që do të rriten me 100 lekë.

Kompania përmes një njoftimi në faqen zyrtare tha se ndryshimi i normave të inflacionit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë ka pasur impakt direkt negativ në biznesin e telekomunikacionit.

Rritja do të shoqërohet me përfitime ekstra për klientët me paketa 30Mbps ose më të ulëta ku Vodafone Albania tha se do të vërejnë përmirësim të ndjeshëm.

Ndryshimet janë në përputhje me ligjin 9918/2008 tha kompania e cila ka marrë masat për të njoftuar individualisht të gjithë konsumatorët.

Gjithashtu Vodafone Albania tha se konsumatorët mund të rivlerësojnë kontratat dhe ti shkëpusin ato pa penalitet nëse nuk janë dakord me rritjen e tarifës me 100 lekë.

Vodafone Albania është operatori më i madh në vend i telefonisë celular dhe që prej 2019-ës hyri në sektorin fiks duke blerë ABCom. Që nga ky moment Vodafone Albania është rritur me shpejtësi dhe në fund të 2021 kishte 111 mijë abonentë, 7 mijë më pak sesa ALBtelecom.

Kujtojmë se në momentin që Vodafone Albania bleu ABCom, ky i fundit kishte 74 mijë abonentë në fund të 2019-ës ndërsa ALBtelecom kishte 133 mijë abonentë.

Kompania tani përgatit për konkurrencë të ashpër me One Telecommunications dhe ALBtelecom të cilat u blenë nga kompania Hungareze 4iG. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Inflacioni në Britani arrin nivelin më të lartë që nga viti 1982

Story i radhës

​Gjukanoviq nis vizitën në Kosovë

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë