infermierja anti vaksine qe injektoi 8600 te moshuar me uje te kripur lihet e lire nga gjykata gjermane 638baf1a2d60b

Infermierja ‘anti-vaksinë’ që injektoi 8,600 të moshuar me ujë të kripur, lihet e lirë nga gjykata gjermane

December 3, 2022
1 minut lexim

Një infermiere që ka injektuar rreth 8,600 të moshuar me një solucion të kripur në vend të vaksinës së Covid-19 është lënë sot e lirë nga gjykata.

Infermierja e ‘Kryqit të Kuq’, Antje T, 39 vjeçe, ka injektuar mijëra pacientë të moshuar në një qendër vaksinimi në Gjermani me atë që iu thoshte se ishte vaksina BioNTech Pfizer por në fakt ishte vetëm një solucion uji të kripur.

Infermierja kishte dhënë vaksinat e rreme në qendrën Schortens në Friesland, në veri-perëndim të vendit, dhe u dënua vetëm me gjashtë muaj detyrim paraqitjeje.

Më 30 nëntor ajo ishte shpallur fajtore për sulm të qëllimshëm nga gjykata e Oldenburg në Saxony.

Pacientët e ‘vaksinuar’ nga Antje T ishin kryesisht punonjës spitali, mësues e doktorë mbi moshën 70 vjeçare, në periudhën mars prill 2021.

Policia tha se gruaja ishte e aftë të fuste solucionin e rremë pasi ishte përgjegjëse për përgatitjen e vaksinës ë shiringave, gjatë turnit të saj në qendrën e vaksinimit.

Por pas gati një muaji ajo u raportua nga një tjetër punonjës që e pikasi duke përdorur solucionin salin në vend të vaksinës në disa pacientë.

39-vjecarja gjithashtu postonte në rrjet fakte e opinione skeptike ndaj vaksinave COVID-19.

E pyetur nga policia ajo pranoi se kishte përdorur solucionin tjetër, por tha se i kishte ndodhur sepse i ishte thyer flakoni vaksinës.

Antje T gjithashtu i është hequr licenca e infermieres, shkruajnë mediat vendase.

Pas incidentit autoritetet nxitën viktimat e manipulimit të regjistroheshin për t’u rivaksinuar.

Antje T u gjykua për 15 incidente të tilla por prokurorët thanë se mund të kishte shumë më tepër.

Gjatë gjyqit të 30 nëntorit, infermierja kërkoi ndjesë në gjykatë.

Ndërsa në lidhje me postimet anti-vaksina në rrjet, gjykatësja tha: “E akuzuara ka shpërndarë disa teori konspiracioni në rrjet dhe në mediat sociale”.

“Por gjykata nuk mund të përcaktojë me saktësi nëse këto lloj idesh ishin motivimi për veprimet e saj deh sabotimin e fushatës së vaksinimit”.

Verdikti besohet se mund të apelohet brenda javës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nga 0 ne 10 ja sa tradhton ne baze te shenjes se horoskopit 638badeaa8a8a
Story i mëparshëm

Nga 0 në 10, ja sa tradhton në bazë të shenjës së horoskopit

a e dini se cila kenge i kujton einxhel shkires mengjeset e bbv 638baf20cb48a
Story i radhës

A e dini se cila këngë i kujton Einxhel Shkirës mëngjeset e “BBV”?

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë