Shumë infermierë shqiptarë kanë vendosur të largohen drejt Gjermanisë dhe Ardis Halilaj është njëri prej tyre.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” ai u shpreh se rroga mesatare e infermierëve në Shqipëri ishte 400 euro, ndërsa në Gjermani paga është mbi 2 mijë euro.
Halilaj deklaroi se me të ardhurat në Shqipëri, e kishte shumë të vështirë që të ndërtonte të ardhmen e tij.
“Arsyeja kryesore që unë vendosa për t’u larguar ishte dëshira për të arritur diçka më shumë dhe fakti që e shikova shumë mirë që me gjendjen ekonomike që unë mund të kisha duke punuar si infermier në Shqipëri, e kisha shumë të vështirë të ndërtoja të ardhmen.
E mora këtë vendim se doja të kisha një të ardhme më të mirë. Në Shqipëri, rroga mesatare e infermierit ishte rreth 400 euro, ndërsa këtu disa herë më shumë. Më shumë se 2 mijë euro, varet edhe nga zona ku jeton”, theksoi ai.