infermieret paralajmerojne greve pagesa per kujdestari u rrit vec 2 euro 642372a0bc1d5

Infermierët paralajmërojnë grevë, pagesa për kujdestari u rrit veç 2 euro

March 28, 2023
min lexim

Infermierët e sektorit publik paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë, në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre, e ato janë, rritja e pagesës për ndërrimet e natës dhe pagesa për kujdestaritë për të shtunat e të dielat.

Mentor Sejdiu, nënkryetar i Shoqatës Sindikale të Infermierëve të QKUK-së, në deklarim për magazinën informative “Lajmet e Fundit”, tha se ata si sindikatë, janë të diskriminuar me Ligjin për Pagat.

“Edhe sot ka qarkulluar një tabelë për pagesën për kujdestari ku shihet edhe aty një diskriminim nga ata që për dëshirën e vet e rregulluan kujdestarinë me Ligjin për Pagat, por për infermierët asgjë”, tha Sejdiu për RTK-në.

Ai sqaroi se për të mërkurën kanë thirrur në takim kryetaren e sindikatës, Tevide Imeri, me të cilën u shpreh se do të bisedojnë dhe do të dalin me një konkludim se çfarë të bëjnë.

“Për infermierët, pagesa është vetëm 20 euro ndërrimi i natës, siç ka qenë edhe më herët, kurse të  shtunën e të dielën nuk ka pagesa, dhe vazhdon avazi i vjetër”, tha Sejdiu.

Ai i bëri thirrje kryeministrit që t’i mbajë fjalët që i ka dhënë për barazi për të gjithë.

“Duhet t’i gjejë këta njerëz e t’i vendos para drejtësisë e jo vetëm për këtë pabarazi ndaj infermierëve, por edhe për stafin tjetër mbështetës”.

Sejdiu u shpreh se ndërrimi për tetë orë është paguar më parë 18 euro e tash paguhet 20 euro.

“Ta marrim shembull emergjencën ku ata që kanë punuar për interesa të veta, një ndërrim të natës e kanë 300 euro. Me Ligjin për Paga, 155% është rritur paga për mjekët, kurse për infermierët është 20 euro”, tha ai, duke shtuar se edhe infermierët e mjekët punojnë në një vend dhe pacientin e kanë të njëjtë.

“Është diskriminim total”, tha ai.

Sejdu tha se kanë biseduar me akterët për Ligjin për Pagat dhe ku kemi shkuar na kanë pritur ministra, deputetë e mjekë, por në fund ata i rregulluan vetëm për vete”, thotë ai.

“Asgjë për infermierë e staf mbështetës”.

Sidoqoftë, ai u shpreh se të mërkurën, sindikata do të mbajë mbledhje e do të dalë me njoftim se kur do të hyjnë infermierët në grevë. “Sepse  ka ardhur fundi”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

policia ne gjah ndaj shkelesve te rregullave te komunikacionit 642369f4b2668
Story i mëparshëm

Policia në “gjah” ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit

10 mije rrenje kanabis ne malesine e madhe disa te shoqeruar mes tyre punonjesi i ukt 64237319b4c85
Story i radhës

10 mijë rrënjë kanabis në Malësinë e Madhe: Disa të shoqëruar, mes tyre punonjësi i UKT

Të fundit nga

Gjatë natës gjysma e Maqedonisë pa rrymë!

Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës. Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6. Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi.

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë