infantino kupen e botes do ta dorezojme bashke me presidentin e shba se 697341b3ac84b

​Infantino: Kupën e Botës do ta dorëzojmë bashkë me presidentin e SHBA-së

January 23, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e priti Gianni Infantinon me pompozitet para kamerave, duke e cilësuar si “mbretin e futbollit” dhe “mbretin e sportit”.

Kreu i FIFA-s iu përgjigj komplimenteve në të njëjtën frymë gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku paralajmëroi se verën e ardhshme do t’ia dorëzojë Kupën e Botës ekipit kampion në krah të presidentit amerikan.

Ky njoftim rikujton një skenë të ngjashme pas Kupës së Botës për Klube të verës së kaluar, kur Trump ia dorëzoi personalisht trofeun Chelsea-t pas triumfit ndaj PSG-së.

Infantino e shfrytëzoi rastin për të zgjeruar mesazhin përtej futbollit, duke theksuar se, ndonëse bota është e ndarë, FIFA promovon paqen dhe besimin, ndërsa Shtetet e Bashkuara, sipas tij, janë të gatshme të mirëpresin gjithë botën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

veliaj padit presidencen e republikes dhe prokurorin e spak ut olsi dado 69734154e5057
Lajmi i mëparshëm

Veliaj padit presidencën e Republikës dhe prokurorin e SPAK-ut, Olsi Dado

hodhen ne ere diskon ne greqi ne pranga dy vellezer nga tirana zbardhet deshmia me dhane 5 mije euro per te vendosur bomben 69734263b7170
Lajmi i radhës

Hodhën në erë diskon në Greqi/ Në pranga dy vëllezër nga Tirana, zbardhet dëshmia: Më dhanë 5 mijë euro për të vendosur bombën

Të fundit nga

Ter Stegen për largimin nga Barça

Portieri i njohur gjerman, Marc-Andre ter Stegen, ka folur për ndarjen e tij nga Barcelona, duke e përshkruar si një ndryshim të madh pas 12 vitesh në klub “Largimi nga Barcelona? Ende më
ShkoLartë