infantino kosova ka vend te vecante ne zemren time 68e766940dbc1

Infantino: Kosova ka vend të veçantë në zemrën time

October 9, 2025
1 minut lexim

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar në rrjetet sociale pas dekorimit me Medaljen Presidenciale të Meritës nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim në Instagram, Infantino u shpreh i nderuar për këtë çmim, duke e dedikuar atë legjendës së ndjerë të futbollit kosovar, Fadil Vokrri, dhe popullit të Kosovës.

“Jam thellësisht i nderuar që mora Medaljen Presidenciale të Meritës nga Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. Ia dedikoj këtë çmim një lideri dhe legjende të madhe, të ndjerit Fadil Vokrri, si dhe të gjithë njerëzve të këtij vendi të bukur që vazhdojnë të tregojnë guxim dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme,” shkroi Infantino.

Kreu i FIFA-s shtoi se Kosova zë një vend të veçantë në zemrën e tij, pasi udhëtimi i përbashkët filloi në vitin 2016, kur Federata e Futbollit e Kosovës u pranua si anëtare e FIFA-s.

“Që atëherë, futbolli ka bërë përparime të mëdha në Kosovë. Themelet u hodhën nga Fadil Vokrri dhe trashëgimia e tij po vazhdohet nga presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi, me mbështetjen e vazhdueshme të Presidentes Osmani,” shtoi ai.

Infantino vlerësoi lartë Presidenten Osmani, duke e quajtur “një lidere të jashtëzakonshme që e mbështet me pasion futbollin dhe punon me përkushtim për të ndihmuar dhe fuqizuar fëmijët”.

Ai falënderoi gjithashtu ekipin kombëtar dhe të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e futbollit

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmet kibernetike mark rutte ne konferencen e nato s ne tirane qendrojme se bashku kunder cdokujt qe kerkon te na demtoje 68e76640bf4c6
Lajmi i mëparshëm

Sulmet kibernetike, Mark Rutte në Konferencën e NATO-s në Tiranë: Qëndrojmë së bashku kundër çdokujt që kërkon të na dëmtojë

nikola sanduloviq me akuza te renda babai biologjik i vuciqit eshte fahri musliu ish bashkepunetor i udb se 68e766a338e14
Lajmi i radhës

Nikola Sanduloviq me akuza të rënda: “Babai biologjik i Vuçiqit është Fahri Musliu, ish-bashkëpunëtor i UDB-së”

Të fundit nga

ShkoLartë