detaje te reja nga tragjedia ne llap pasi vrau te dashurin 31 vjecarja e mori peng gruan e

Detaje të reja nga tragjedia në Llap: Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës

March 23, 2026
1 minut lexim

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmë në Majac të Podujevës.

Familjarët e dorases dhe viktimës 73-vjeçare, kanë bërë të ditur se në momentin kritik, 31-vjeçarja ka marrë peng gruan e axhës së saj.

Sipas tyre, në momentin kur e dyshuara A. Gashi ka hyrë në shtëpinë e të moshuarës, aty ka qëlluar edhe bashkëshortja e djalit të viktimës, e cila thuhet se është në gjendje shoku pas aktit makabër të kryer nga 31-vjeçarja.

E dyshuara vrau Ilaz Brahimin, 45-vjeçarin që thuhet se kishte lidhje me të, si dhe gruan e xhaxhait.

Pos tjerash, ajo plagosi dhe veten, dhe gjendja e saj është ende kritike sipas QKUK-së.

Ndërkohë, Prokuroria ka njoftuar se ende nuk dihen motivet që çuan deri në vrasjen e dyfishtë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas disa kohesh ne lufte me semundjen humb jeten ish deputeti socialist 69c1231d014ba
Lajmi i mëparshëm

Pas disa kohësh në luftë me sëmundjen, humb jetën ish-deputeti socialist

KOSTOVSKI
Lajmi i radhës

Kostovski: Pas dekadash pritje, nis ndërtimi i poliklinikës së re në Butel

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë