“Ka qenë një sukses absolut, nga të gjitha këndvështrimet. Ajo që kemi përjetuar këtu, në botën arabe, është shumë e rëndësishme për të ardhmen“-kështu e cilësoi Kupën e Botës Katar 2022 kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, në konferencën për mediet para finales Argjentinë-Francë.
Më tej ai theksoi se ishte bukur që Botërori të luhej në nëntor dhe në dhjetor, ndërsa shtoi se bilanci ishte shumë pozitiv.
“Ne luajtëm ndeshje mbresëlënëse. Mendoj se ishte bukur të luajmë në nëntor dhe dhjetor. Siç ishte masa e kohës së rikuperimit.
Bilanci është shumë pozitiv.
Ne patëm një Kupë Botërore më të drejtë, pa stimulime lojtarësh, ne duhet t’i urojmë lojtarët dhe ekipet kombëtare, si dhe gjyqtarët”,-deklaroi Infantino.