Industrisë ushqimore, shkollave e spitaleve nuk do tu ndërpritet rryma

November 10, 2022
min lexim

Një ditë para mbylljes së afatit për aplikim, qeveria kompletoi dokumentacionin e nevojshëm dhe EMV përgatiti procedurat, për kontratat e furnizimit me energji elektrike. Industria ushqimore, ujësjellësi dhe shkollat nga sot mund të lidhin kontrata për rrymën, të cilët deri më tani kanë qenë në treg të lirë për furnizim nga instanca e fundit. Gjatë periudhës së krizës energjetike, deri në prill të vitit 2023, këtyre kategorive nuk do tu ndërpritet rryma.

“Ky vendim është marrë për të parandaluar rritjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore, për të ruajtur vazhdimësinë në furnizimin me ujë dhe kullimin dhe pastrimin e ujit, si dhe për të siguruar energji elektrike për shkollat për mbarëvajtjen e mësimit gjatë periudhës vjeshtë-dimër. Është rënë dakord me përfaqësuesit e Odave nga sektorët e industrisë ushqimore të produkteve bazë që të gjithë të solidarizohen dhe disa tashmë kanë shpallur çmimet e mbuluara nga kjo masë të ulet 10%”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Nga OEMVP thonë se kjo masë nuk është e mjaftueshme. Për të ulur koston e produkteve bazë, kërkojnë shtimin e subvencioneve në projektet për prodhim të rrymës përmes paneleve diellore. Sipas tyre, kjo do të jetë një zgjidhje afat gjate dhe jo vetëm për këtë sezon.

“Qeveria ti shfrytëzoj ato mjete, të cilat për fat të keq nuk është duke i shfrytëzuar në investimet kapitale ku e kemi një normë shumë të ulët të investimeve kapitale, atëherë të njëjtat ti dedikoj për mënjanimin dhe tejkalimin e krizës duke i subvencionuar pjesërisht jo vetëm rrymën energjetike për bizneset, por edhe të bëj një shtytje më të madhe në aspekt financiar sa i përket vendosjes së foto voltaikëve, të cilat dukshëm do ta ulin koston operative të bizneseve që do të rezultonte rënia e çmimeve të produkteve”, deklaroi Durim Zeqiri, OEMVP.

Sipas autoriteteve kjo masë mbulon tre kategori të konsumatorëve: kompanitë që prodhojnë produktet bazë, mishin, qumështin, bukën, vajrat etj, çmimi i energjisë elektrike për to do të jetë 80 euro/mwh. Përfshirja e ndërmarrjeve publike në fushën e menaxhimit të ujërave dhe impiantet e ujërave të zeza. Për to çmimi i energjisë elektrike do të jetë 95 euro /mwh. Për të pasur shkolla dhe spitale të ngrohta në këtë situatë krize, ekzekutivi vendosi që 365 shkolla fillore dhe 109 të mesme si dhe institucione shëndetësore t’i pajisë me çmim preferencial të energjisë elektrike nga ESM prej 95 euro/mwh.

Burimi:________

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në tre muajt e ardhshëm nuk ka termine për mamografi në Shkup, nuk dihet cila është zgjidhja

Story i radhës

Southamptoni zyrtarizon trajnerin e ri

Të fundit nga

ShkoLartë