Indonezia miraton kodin penal që ndalon seksin jashtë martesor

December 6, 2022
1 minut lexim

Parlamenti i Indonezisë ka miratuar një kod të ri penal që do ta ndalojë seksin jashtë martesor.

Është pjesë e një sërë ndryshimesh që kritikët thonë se do shkatërrojë liritë demokratike.

Kodi i ri penal nuk do të hyjë në fuqi për tre vjet të tjerë dhe gjithashtu përfshin një ndalim për fyerjen e presidentit dhe shprehjen e pikëpamjeve që bien ndesh me ideologjinë shtetërore.

Grupe të vogla mbajtën protesta jashtë parlamentit në Xhakartë këtë javë, shkruan BBC.

Kodi – i cili do të zbatohet si për indonezianët ashtu edhe për të huajt – përfshin disa ligje “morali” dhe e bën të paligjshme që çiftet e pamartuara të jetojnë së bashku dhe të bëjnë seks.

Grupet e të drejtave thonë se kjo prek në mënyrë disproporcionale gratë, personat LGBT dhe pakicat etnike në vend.

Partneri ose prindërit e një personi mund të denoncojnë për veprën penale të kryerjes së seksit jashtë martesës. Tradhtia bashkëshortore do të jetë gjithashtu një shkelje për të cilën njerëzit mund të burgosen.

Kodi i ri gjithashtu forcon ligjet e blasfemisë dhe prek fusha të jetës publike. Grupet e të drejtave thonë se kjo përbën një goditje ndaj shprehjes politike dhe shoqërimit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bexheti: Janë bërë edhe punë të mira nga ky ekzekutiv

Story i radhës

Rrugët e bllokuara në Tiranë, në këto akse rrugore nuk mund të kaloni sot as në këmbë

Të fundit nga

ShkoLartë