Indianët çmontojnë pjesët e një ure 60 metra të gjatë, i shesin për hekur

April 10, 2022
1 minut lexim

Disa persona në Indi, kanë çmontuar një urë rreth 60 metra të gjatë, pjesët e së cilës thuhet t’i kenë shitur për hekur.

Policia indiane janë në kërkim të anëtarëve të kësaj bande, që bën këtë veprim.

Grabitësit, duke u paraqitur si zyrtarë qeveritarë të lidhur me departamentin e ujitjes në shtetin lindor të Biharit, përdorën prerëse gazi dhe makineri për lëvizjen e tokës për të prishur një urë të braktisur në fshatin Amiyaëar, rreth 150 kilometra në jug nga Patna, kryeqyteti i shtetit.

Shitja e hekurit mund të jetë një biznes fitimprurës në Indi, ku rastet e vjedhjes së pjesëve metalike nga prona publike për t’u shitur në kantiere të mëdha e të paorganizuara për para të shpejta janë të zakonshme, raporton Reuters.

Një oficer policie tha se banorët e Amiyaëar supozuan se zyrtarët e qeverisë kishin vendosur të çmontonin urën e vjetër, të ndërtuar mbi një kanal uji rreth tre dekada më parë, pasi nuk ishte në përdorim.

Fshatarët kishin paraqitur më parë një kërkesë në departamentin e ujitjes për të çmontuar urën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë do të thotë ‘pozitivitet seksual’

Story i radhës

Evropë – kupto, bindu dhe reago

Të fundit nga

ShkoLartë