India pretendon se Pakistani ka nisur sulme të shumta përgjatë kufirit perëndimor

May 9, 2025
1 minut lexim

Forcat e armatosura pakistaneze kanë ndërmarrë “sulme të shumta” duke përdorur dronë dhe municion tjetër përgjatë gjithë kufirit perëndimor të Indisë të enjten në mbrëmje dhe të premten në mëngjes, ka njoftuar ushtria indiane, ndërsa konflikti midis dy vendeve me armë bërthamore është intensifikuar.

Përplasjet janë përshkallëzuar që kur India të mërkurën goditi disa lokacione në Pakistan, për të cilat tha se ishin “kampe terroriste”, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës muajin e kaluar në rajonin e trazuar të Kashmirit, në të cilin, sipas zyrtarëve indianë, ishte i përfshirë Islamabadi.

Pakistani i ka hedhur poshtë akuzat, por që atëherë të dy vendet kanë shkëmbyer zjarr përtej kufirit dhe kanë dërguar dronë në hapësirat ajrore të njëri-tjetrit, me pasojë vdekjen e 40 personave.

Ushtria gjithashtu ka deklaruar se trupat pakistaneze kanë bërë “shumë shkelje të armëpushimit” përgjatë kufirit midis dy vendeve në Kashmir.

“Sulmet me dronë janë zmbrapsur me sukses dhe është dhënë një përgjigje e përshtatshme ndaj shkeljes së armëpushimit”, thuhet në njoftimin e ushtrisë, duke shtuar se të gjitha sulmet do të marrin përgjigje me forcë, sipas agjencisë Reuters.

Islamabadi më herët ka mohuar se ka sulmuar qytetin Pathankot në shtetin indian Punjab, Srinagarin në luginën e Kashmirit dhe Jaisalmerin në shtetin Rajasthan, duke i cilësuar akuzat si “të pabazuara” dhe “politikisht të motivuara”. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Data e lansimit të Honor 400 dhe 400 Pro zbulohet zyrtarisht

Story i radhës

Hailey Bieber pozon pa sytjena

Të fundit nga

Vuçiq paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq paralajmëroi zgjedhje të parakohshme gjatë një vizite sot në Zajeçar. Ai gjatë kësaj vizite u shpreh i bindur se partia e tij SNS do të fitojë bindshëm,
sqmken
ShkoLartë