India gjobit Google-in me miliona dollarë, kjo është arsyeja

October 21, 2022
1 minut lexim

Autoritetet në Indi e kanë gjobitur gjigantin teknologjik, Google me 161 milionë dollarë për përdorim të platformës Android, për të dominuar tregun.

Rregullatori shtetëror i Konkurrencës, ka akuzuar Google-in për nënshkrim të “marrëveshjeve të njëanshme” me prodhuesit e telefonave, për të siguruar dominimin e aplikacioneve të saj.

Ky institucion ka kërkuar që Google të heqë dorë nga praktikat e tilla.

Google ende nuk e ka komentuar gjobën dhe akuzat.

Sipas deklaratës, praktikat që Rregullatori i ka konsideruar të dëmshme, i kanë dhënë kompanisë Google qasje të vazhdueshme në të dhënat e përdoruesve dhe mundësi për reklamim.

Ky rast është i ngjashëm me gjobën që i është vënë kompanisë Google në Evropë, në vlerë të pesë miliardë dollarëve, pse ka përdorur sistemin operator Android për të fituar përparësi në treg.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gruaja e verbër rifiton shikimin, momenti kur shikon për herë të parë partnerin bëhet viral (VIDEO)

Story i radhës

Turqia bën thirrje për heqje të sanksioneve ndaj Iranit dhe Venezuelës

Të fundit nga

Sot varrosen viktimat e familjes Arsllani

2 Shkup, 4 janar – Një aksident tragjik ka tronditur Maqedoninë e Veriut natën e së enjtes kur një veturë që udhëtonte në afërsi të Shkupit ka dalë nga rruga dhe ka
ShkoLartë