India fillon procesin e shitjes së “pronave të armikut”

India filloi procesin e shitjes së pronave të njerëzve që morën nënshtetësi pakistaneze ose kineze, transmeton Anadolu.

Këto prona, që vlerësohet të kenë vlerë më shumë se 15 miliardë dollarë dhe të cilat njihen si “pronat e armikut”, menaxhohen nga departamenti i Kujdestarisë së Pronave Armike të Indisë (CEPI) pranë Ministrisë së Brendshme, sipas një ligji të miratuar në vitin 1968, tre vjet pas një lufte me Pakistanin fqinj.

India ka zhvilluar tre luftëra me Pakistanin që nga viti 1948 dhe një me Kinën në vitin 1962.

Përderisa disa nga pronat e luajtshme, kryesisht bizhuteri ari dhe aksione, janë shitur tashmë nga departamenti, asnjë nga 12.611 pronat e paluajtshme, përfshirë tokën dhe ndërtesat, nuk është shitur deri më tani.

Të përhapura në 20 shtete indiane, më shumë se 10.000 nga këto prona megjithatë ndodhen vetëm në dy shtete indiane: Uttar Pradesh dhe Bengali Perëndimor.

Një deklaratën e Ministrisë së Brendshme tha se “pronat e armikut” me vlerë nën 10 milionë rupi indiane (121 mijë dollarë) fillimisht do t’u ofrohen atyre që aktualisht banojnë në këto objekte.

Pronat me vlerë deri në 1 miliard rupi ose do të shiten në ankand elektronik, ose do të shiten nga qeveria indiane me një tarifë të përcaktuar.

Qeveria u ka kërkuar zyrtarëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Pasurive të Mbrojtjes, e cila zakonisht kujdeset për punët e pronave që lidhen me forcat e armatosura, të identifikojnë gjendjen dhe vlerën e këtyre pronave përpara shitjes së tyre.

Një raport i publikuar nga ministria tha se qeveria deri më tani ka fituar më shumë se 34 miliardë rupi nga asgjësimi i “pronave të armikut”, kryesisht aksione dhe ari.





Story i mëparshëm

Ndalohen dy femra në Gostivar, mashtruan disa persona për viza në Gjermani

Story i radhës

​1 milion euro për rindërtim pas tërmetit, Balluku: Tregojmë solidaritet për popullin turk

Të fundit nga