Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi kanë rënë në një pus gjatë një ceremonie martesesore në shtetin verior të Indisë, Uttar Pradesh.
Policia tha se viktimat, gra dhe fëmijë, ishin ulur në një pllakë metalike që mbulonte pusin kur ai u shemb, shkruan BBC.
Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i ndodhur në rrethin Kushinagar.
Kryeministri Narendra Modi i quajti vdekjet “pikëlluese”.
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës gjatë ceremonisë tradicionale “haldi”, në të cilën të afërmit vendosin pastë me shafran të Indisë në fytyrat e nuses dhe dhëndrit si një shenjë e begatisë.
Kur pllaka u thye, të ftuar të tjerë vrapuan për të shpëtuar viktimat dhe i çuan në një spital aty pranë. Ndërsa 11 persona u deklaruan të vdekur menjëherë, dy të tjerë vdiqën më vonë gjatë trajtimit, tha policia.