Incidenti në Tërstenik – Dy familje zihen për pronën, ftohet policia

May 26, 2025
1 minut lexim

Një familje në fshatin Terstenik të Drenasit është detyruar të largohet nga prona e saj, pas një mospajtim që ka nisur nga një marrëveshje e vitit 2007 për ndërtimin e përbashkët të dy objekteve.

Sipas familjes, përsoni i cili donte ta blente pronën e tyre përmes mashtrimit dhe pa dijeninë e familjes, nëpërmjet kryefamiljarit të tyre ka regjistruar të gjithë pronën prej 25 arësh në emër të tij.

Pasi nuk ishte kthyer për më shumë se 10 vjet, ai është paraqitur sërish dhe ka kërkuar lirimin e pronës pa ofruar asnjë kompensim.

Familja Dvorani, në prani të njësisë speciale, u detyrua të largohej nga shtëpia, ku jetonin me fëmijët paraditën e së hënës.

Gjendja e tyre emocionale është rënduar, ndërsa ata kërkojnë drejtësi dhe shpjegim se si një pronë prej 25 arësh mund të përfundojë në emër të një personi pa marrëveshje të plotë ligjore dhe pa kompensim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zbulohet një lokal i përshtatur për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Sekuestrohen 5 makineta për lojëra fati

Të fundit nga

Murtezani në seancën e Këshillit kombëtar

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot në seancën e Këshillit kombëtar për eurointegrime tha se Agjenda e reformave për periudhën 2024 – 2027, e cila rrjedh nga Plani i Rritjes për
sqmken
ShkoLartë