incidenti ne mitingun e ps se ne lezhe dhe shoqerimi i 3 qytetareve gjekmarkaj u stis nga policia 67db4c5b85ce8

Incidenti në mitingun e PS-së në Lezhë dhe shoqërimi i 3 qytetarëve, Gjekmarkaj: U stis nga policia

March 20, 2025
1 minut lexim

Demokrati Agron Gjekmarkaj ka folur para mediave pas daljes nga komisariati i Lezhës ku ishte i pranishëm për të ndërmjetësuar ndalimin e shoqërimit të tre qytetarëve.

Gjekmarkaj tha se shoqërimi i tre personave gjatë mitingut të PS-së në Lezhë është një konflikt artificial dhe i stisur nga policia bashkiake.

Ai shtoi se policia po përdoret politikisht dhe se protestuesit janë marrë forcërisht pasi ishin paqësorë dhe kishin hapur vetëm një parrullë ku shkruhej “Na u zu fryma”.

Gjekmarkaj theksoi se kjo është e vërtetë pasi qytetarëve të Lezhës po u merret fryma nga ndotja që po u bëhet nga një fabrikë në këtë zonë.

Ai theksoi se protesta në një vend demokratik është një akt normal dhe pas protestës kthehen në shtëpi dhe jo në Komisariat.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

emisarja britanike per ballkanin perendimor e nis punen me nje vizite ne berlin 67db46fb245d7
Story i mëparshëm

Emisarja britanike për Ballkanin Perëndimor e nis punën me një vizitë në Berlin

jemi te interesuar ta udheheqim qeverine haziri asnje bisede me lvv ne ldk ka takuar krasniqin e haradinajn 67db55c326148
Story i radhës

“Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë”, Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë