PARALAJMËROHET PËRFORCIMI I VIDEO-MBIKQYRJEVE
Autoritetet e sigurisë në vend, kanë paralajmëruar përforcimin e video-mbikqyrjeve dhe prezencës policore nëpër shkolla, pas incidentit të paparë në një shkollë fillore në Gjorçe Petrov.
Tentativa për keqpërdorim seksual të një të mituri nga moshatarët e tij, të martën pasdite, ka tronditur opinionin në vend. Rasti ishte paraqitur në polici nga i ati i fëmijës, pasi njoftimet thonë se pavarësisht që mësuesja ka marrë njoftime për këtë rast, nuk kanë ndërmarrë asgjë.
Sipas MPB-së, fëmijtë me mjet të fortë janë përpjekur ta keqpërdorin seksualisht bashkëmoshatarin e tyre.
Ministri I Brendshëm shprehu keqardhje për incidentin duke potencuar se angazhimet shtesë në terren mund të ndikojnë në sigurinë e qytetarëve.
“MPB-ja në pjesën e kompetencave, në të ardhmen do të veprojë në drejtim të përforcimit maksimal të video-mbikqyrjes dhe prezencës policore nëpër shkolla. Por, kjo nuk do t`i zgjidh këto dukuri devijuese, por do të kontribuojë në rritjen e sigurisë” – tha Toshkovski.
Sipas Kodit Penal, të miturit nuk mbajnë përgjegjësi penale dhe për raste të këtilla ekzistojnë kompetencat e institucioneve tjera.
Pas këtij rasti, mësimdhënësi përgjegjës është pezulluar nga puna, kurse kundër katër të tjerëve janë inicuar procedura disiplinore.
Drejtori I shkollës, për arsye morale, ka dhënë dorëheqje. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN