incidenti ne gjkko grupi hetimor merr ne pyetje oficeret qe ndodheshin ne kafaz me petrit cakrin dhe vellezerit bushgjoka 6a34f4f20b1bf

Incidenti në GJKKO, grupi hetimor merr në pyetje oficerët që ndodheshin në kafaz me Petrit Çakrin dhe vëllezërit Bushgjoka

June 19, 2026
1 minut lexim

Grupi hetimor që po heton incidentin e rëndë në ambientet e brendshme të Gjykatës së Posaçme në Tiranë ka marrë në pyetje oficerët e policisë që gjendeshin në të njëjtin kafaz ku u sulmua nga vëllezërit Bushgjoka i arrestuari si bashkëpunëtor i tyre, Petrit Çakri (Hoxha).

Arjan Canaj, Albert Gjoni, Ilir Demollari, siç bëjnë me dije burime të sigurta nga grupi hetimor, kanë pohuar se sulmi i tre vëllezërve Bushgjoka ka qenë i menjëhershëm.

Oficerët kanë shpjeguar se gjatë zhvillimit të seancës me dyer të mbyllura ku ishin futur në të njëjtin kafaz xhami të katër të arrestuarit, shtetasi Petrit Çakri ka paraqitur një kërkesë që të shtyhej gjyqi dhe në këtë moment njëri nga vëllezërit e ka ofenduar të dëmtuarin.

Në dëgjuan që njëkohësisht edhe Petriti e ka sharë dhe në këtë moment tre vëllezërit Bushgjokaj janë ngritur dhe e kanë goditur me grushte, pohojnë oficerët e policisë së burgjeve.

Pavarësisht se efektivët e burgjeve kanë ndërhyrë, dëmet fizike të Çakrit janë të tilla që janë klasifikuar si plagosje e lehtë e kryer në bashkëpunim. Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë izoluar tre vëllezërit Bushgjokaj.

Nga ana tjetër edhe autoritetet e burgjeve bëjnë me dije Anila Hoxha kanë marrë kallëzimin e të dëmtuarit Petrit Çakri, të cilin mbas ndihmës mjekësore e kanë pajisur me ekspertizën mjeko-ligjore që përcakton shkallën e dëmtimeve të ndodhura në sallën e Gjykatës së Posaçme gjatë kohës që po verifikoheshin hetimet dy mujore ndaj katër të arrestuarve të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës.

Në pyetje janë marrë edhe vëllezërit Bushgjokaj, ku Kristi Bushgjoka është shprehur se ka qëlluar i pari mbasi Çakri ka ofenduar njërin nga vëllezërit e tij.

Incidenti ndodhi pak ditë më parë dhe siç raportuan palët e pranishme në sallë Çakri u dhunua barbarisht mbas dyshimeve të tre vëllezërve se ai kishte vendosur të fliste dhe ata e akuzonin se po rëndonte pozitën e tyre, ndërsa nga arrestimi secili nga tre vëllezërit mohon përfshirjen në rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës ndodhur vitin e kaluar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

marihuane e futur ne burg gjate vizites arrestohet vizitori ne dubrave 6a34f47335d38
Lajmi i mëparshëm

Marihuanë e futur në burg gjatë vizitës, arrestohet vizitori në Dubravë

shoferi i kamionit qe perplasi per vdekje dy 13 vjecare denohet me 2500 euro gjobe reagime ne turqi 6a34f55186cf0
Lajmi i radhës

Shoferi i kamionit që përplasi për vdekje dy 13-vjeçare dënohet me 2500 euro gjobë, reagime në Turqi

Të fundit nga

ShkoLartë