Sapo gjyqtari kryesor vërshëlleu për përfundimin e sfidës mes City-t dhe Aston Villas, tifozët e kampionëve të saposhpallur u dyndën në fushë, për të festuar këtë titull dramatik.
Pikërisht në këtë moment i shënua një episod i rëndë, që sigurisht nuk do të kalojë pa u ndëshkuar: portieri i Villans, Robin Olsen, u godit në pjesën e pasme të kokës nga disa ultras të papërgjegjshëm të City-t.
Klubi i Manchester City-t ka reaguar me një qëndrim zyrtar për këtë incident, duke kërkuar falje për dhunën e ushtruar ndaj portierit kundërshtar:
“Manchester City dëshiron t’i kërkojë sinqerisht falje portierit të Aston Villas, Robin Olsen, i cili u sulmua pas vërshëllimës së fundit në ndeshjen e sotme, kur tifozët hynë në fushë. Klubi ka nisur një hetim të menjëhershëm dhe pasi të identifikohet, personi përgjegjës do t’I komunikohet ndalimi për një kohë të papërcaktuar në stadium”.