Incidentet në Islandë/ Valuri u ankua, UEFA dhe Interpol heton Vllazninë

min lexim

Valuri, pas ndeshjes së parë me Vllazninë që përfundoi në shifrat 2-2 në Reikjavik, denoncoi kërcënimin me vdekje nga stafi i skuadrës shkodrane.Sipas lajmeve të mediave të huaja bëhet me dije se për këtë rast ka ndërhyrë UEFA dhe Interpoli, kështu që në pamje të parë i bie që të rrezikohet zhvillimi i ndeshjes së kthimit në Shkodër më 18 korrik. Incidentet në tribuna aludohet se janë pasuar me të tjerë në ambiente e brendshme të stadiumit dhe pala islandeze ka denoncuar se ka marrë kërcënim me vdekje nga një pjesëtar i stafit të Vllaznisë.

Një ngjarje e rëndë që tashmë sipas mediave ndërkombëtare ka përfunduar jo vetëm në lupën e UEFA-s që po bën gati sanksionet, por edhe të Interpolit, që kërkon të shohë se sa konkrete janë këto kërcënime për të cilat flet klubi i Valur para ndeshjes së kthimit, që tashmë është në rrezik. “Daily Record” bën të ditur se UEFA dhe Interpoli po hetojnë ngjarjet pas kërcënimeve me vdekje që aludohet se janë bërë nga një anëtar i bordit të Vllaznisë dhe një nga tifozët kërcënoi që do të godiste në sy një stjuard. “UEFA raportohet se po merr në konsideratë sanksionet me të cilat të godasë klubet dhe është sugjeruar në mediat islandeze se ata mund të lëvizin ndeshjen e kthimit nga qyteti i Shkodrës”, shkruan e përditshmja britanike.

REAGIMI I VALURIT

Klubi islandez i Valurit për mes një deklarate dha versionin e tij në lidhje me trazirat: “Siç është raportuar në media, ngjarjet kanë ndodhur pas ndeshjes Valur-Vllaznia. Klubi i futbollit Valur dënon një sjellje të tillë, që sigurisht nuk ka asnjë shenjë futbolli. Valur gjithashtu dëshiron të theksojë se çështja është raportuar në UEFA dhe departamenti i sigurisë ka qenë në kontakt me mbrojtësit tanë. Na kanë thënë se kjo çështje po diskutohet dhe po shikohet seriozisht. Ne jemi në pritje të përgjigjeve. Ne kemi qenë në kontakt me Komisionerin e Policisë së Shtetit për këtë çështje. Fokusi i të gjithëve te Valuri është te ndeshja e dytë që do të zhvillohet në Shqipëri më 18 korrik. Ne do ta fitojmë atë ndeshje dhe do të kalojmë në raundin tjetër. Mendojmë se çështja është në rrugën e duhur dhe nuk do të komentojmë për këtë rast”.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Vuçiç “hidh e prit” me politikanët e Bosnjë-Hercegovinës, ja lëvizjet që kanë nxitur polemika në Sarajevë

Story i radhës

Kripa e Detit – Efektet Mrekullibërëse

Të fundit nga