Incidentet në finalen e Superkupës, reagon KB Trepça

September 18, 2023
1 minut lexim

Finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Trepçës u përshkua nga incidente të shumta nga tifozët e pranishëm në palestër.

Për këto incidente ka reaguar fituesi i Superkupës, Trepça që ka dënuar ashpër dhunën në palestër.

Ja reagimi i plotë:

Klubi i basketbollit Trepça shpreh shqetësimin për disa episode jo të mira gjatë dhe pas finales së Superkupës së Kosovës në basketboll, Trepça – Peja, e zhvilluar të dielën në Suharekë.

Klubi i basketbollit Trepça angazhohet maksimalisht për sjellje të dinjitetshme të të gjithë akterëve në ndeshjet e basketbollit, duke përfshirë shikuesit në tribuna. Në të njëjtën kohë klubi ynë dënon sjelljen e disa individëve të caktuar, që mundohen të kamuflohen brenda grupeve të tifozëve, që i bëjnë dëm klubit tonë, imazhit të klubit dhe basketbollit në përgjithësi.

Jemi të përkushtuar që të luftojmë dukuritë negative dhe nga ndeshja e ardhshme do të ketë masa të rrepta ndaj atyre individëve që me veprimet e tyre bien ndesh me misionin e klubit dhe basketbollit Kosovar.

Gjithë tifozët i urojmë për suksesin e arritur dhe në të njëjtën kohë i lusim për kujdes që të distancohen nga individët që me veprimet e tyre i sjellin dëme klubit tonë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kievi: Rusia po planifikon të sjellë punëtorë nga Koreja e Veriut në Ukrainën e pushtuar

Story i radhës

Aliu: Të votohen ligjet për reforma në administratë dhe ta përmirësojmë vlerësimin në Raportin e BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë