incident ne zubin potok shoferi godet policin teksa tentonte te largohej 6aa2612c9f329

Incident në Zubin Potok: Shoferi godet policin teksa tentonte të largohej

September 10, 2026
1 minut lexim

Një zyrtar policor është goditur nga një veturë të mërkurën në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut, pasi shoferi i dyshuar tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes gjatë kontrollit të dokumenteve.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 shtator 2026, rreth orës 16:25, kur zyrtarët policorë ndaluan për kontroll një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit të dokumenteve, vozitësi, një mashkull kosovar, dyshohet se ka vënë automjetin në lëvizje me qëllim të largimit nga vendi i ngjarjes. Në këto rrethana, ai ka goditur zyrtarin policor, i cili po ashtu është shtetas kosovar.

Policia ka bërë të ditur se zyrtari i lënduar ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dron prane avionit te zelenskyt kryeministri norvegjez zbulon incidentin 6aa245b135ba8
Lajmi i mëparshëm

Dron pranë avionit të Zelenskyt, kryeministri norvegjez zbulon incidentin

protesta ne fushen naftembajtese patos marinez nis me tensione banoret hyjne ne ambientet e bankers petroleum 6aa2616f6fea2
Lajmi i radhës

Protesta në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

Të fundit nga

ShkoLartë