protesta ne fushen naftembajtese patos marinez nis me tensione banoret hyjne ne ambientet e bankers petroleum 6aa2616f6fea2

Protesta në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

September 10, 2026
1 minut lexim

Ka nisur me tensione protesta e paralajmëruar prej dy ditësh nga banorët e zonës naftëmbajtëse Patos-Marinëz.

Protestuesit kanë hapur me forcë portën e një prej sektorëve të kompanisë Bankers Petroleum dhe janë futur në ambientet e saj. Banorët kanë kërkuar largimin e punonjësve nga zona, ndërsa situata është tensionuar.

Protesta zhvillohet në vijim të kërkesave të banorëve për respektimin e kontratave dhe pagesat për tokat e dhëna me qira kompanisë.

“Është prona ime, jo e jotja. Kemi bërë një kontratë bashkë, por nuk po e zbaton, nuk po më jep lekët”, shprehet një nga banorët.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

incident ne zubin potok shoferi godet policin teksa tentonte te largohej 6aa2612c9f329
Lajmi i mëparshëm

Incident në Zubin Potok: Shoferi godet policin teksa tentonte të largohej

pese mije dollare per cdo amerikan te rritur nese fitojme zgjedhjet e mesmandatit vance tarifat nuk mjaftojne per premtimin e presidentit 6aa261d178d11
Lajmi i radhës

“Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit”/ Vance: Tarifat nuk mjaftojnë për premtimin e Presidentit

Të fundit nga

ShkoLartë