dron prane avionit te zelenskyt kryeministri norvegjez zbulon incidentin 6aa245b135ba8

Dron pranë avionit të Zelenskyt, kryeministri norvegjez zbulon incidentin

September 10, 2026
1 minut lexim

Avioni me të cilin po udhëtonte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky drejt Oslos mësohet se është përballur me një situatë të rrezikshme, pasi një dron ishte pranë tij gjatë fluturimit, bëri të ditur sot kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur dje në mbrëmje, ndërsa Zelensky po udhëtonte nga Moldavia drejt kryeqytetit norvegjez për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të mbretit të ndjerë Harald V.

“Ky është realiteti në të cilin ai gjendet”, tha Store, sipas transmetuesit norvegjez NRK.

Kryeministri norvegjez nuk dha detaje të tjera mbi incidentin.

Autoritetet ukrainase dhe vetë Zelensky nuk kanë komentuar deri tani mbi ngjarjen.

Sipas Store, gjatë takimit sot në mëngjes, presidenti ukrainas i kishte thënë se nuk kishte bërë një gjumë të mirë gjatë natës.

Situata ishte veçanërisht dramatike, pasi Zelensky kishte qëndruar në telefon duke marrë raporte të vazhdueshme mbi sulmet me raketa në Ukrainë.

Ndërkohë, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) raportoi se një dron rus kishte fluturuar dje për rreth një orë në hapësirën ajrore të Moldavisë dhe Rumanisë.

Sipas ISW, ministritë e Mbrojtjes të Moldavisë dhe Rumanisë thanë se një dron “Shahed” kishte hyrë në hapësirën ajrore moldave nga Ukraina, kishte vazhduar drejt Rumanisë dhe më pas ishte kthyer në Moldavi, ku përfundimisht u rrëzua.

Megjithatë, nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin dron që përmendi kryeministri Store.

Për momentin, rrethanat e sakta të incidentit dhe distanca nga avioni i Zelenskyt mbeten të paqarta.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

azilet kerkojne staf jashte vendit filipinasit dhe tunizianet pritet te kujdesen per te moshuarit shqiptare 6aa2455155a86
Lajmi i mëparshëm

Azilet kërkojnë staf jashtë vendit, filipinasit dhe tunizianët pritet të kujdesen për të moshuarit shqiptarë

incident ne zubin potok shoferi godet policin teksa tentonte te largohej 6aa2612c9f329
Lajmi i radhës

Incident në Zubin Potok: Shoferi godet policin teksa tentonte të largohej

Të fundit nga

ShkoLartë