Futbollistët e Tikveshit të Kavadarit dhe Shkëndijës së Tetovës, pati një zënkë mes vete pas ndeshjes.
Tikveshi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Shkëndijes, në takimin e javës së 28-të të elitës së futbollit maqedonas.
“Pas ndeshjes nervozizmi bëri të vetën, ndaj futbollistët mysafirë u përleshën me vendasit që po festonin fitoren”, shkruan mes të tjera media maqedonas “Ekipa.mk”.
Struga Trim Lum kryeson me 58 pikë, pasojnë Shkupi me 55 e Shkëndija me 52 sosh.