Incident në Gjermani: Uji thyen xhamat dhe futet brenda tragetit

February 17, 2022
1 minut lexim

Një rast i frikshëm ka ndodhur brenda një trageti në lumin Elba.

Stuhia e madhe që ka kapluar zonën e Hamburgut, ka bërë që uji të thyejë xhamat dhe futet brenda.

Ky moment është kapur nga kamerat.

Era me shpejtësi deri në 151 km/h shkaktoi probleme në udhëtimet detare në të gjithë veriun e Gjermanisë.

Nga pamjet e xhiruara brenda kësaj anije shihen njerëzit e tmerruar që largohen me vrap.

Pasi uji u futet në kabinë, udhëtarët shihen fillimisht të hutuar, por pasi kuptojnë çfarë po ndodh nisin të largohen.

Me këtë rast autoritetet kanë ndaluar lundrimin e anijeve të mëdha.

Një zëdhënës i kompanisë që operon tragetin tha se nuk pati viktima apo të lënduar nga ky incident.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Meta, një koncept më të gjerë se LSI” Fahri Balliu: Amerikanët nuk prekin asnjë qime floku, pa prekur Edi Ramën

Story i radhës

Dashuria deja-vu/ Pse dashurohemi me të njëjtën tipologji (të gabuar) burri?

Të fundit nga

ShkoLartë