“Inceneratorët paguan Ben Blushin”/ PD: Miliona nga taksat e shqiptarëve për ekranet

min lexim

Partia Demokratike publikoi dokumenta sipas të cilave kompanite e Inceneratoreve paguan me shumë të mëdha Ben Bleshin, në kohën kur ishin në pozita drejtuese në një television.

Akuzat u bënë nga Jamarbër Malltezi I cili në një dalje për mediat tha se miliona nga taksat e shqiptarëve kanë shkuar për të blere ekrane.

Sot do të tregojmë dokumente të transfertave bankare nga kompania e inceneratorëve, Integrated Energy, drejt një kompanie bullgare në pronësi të sekserëve me të cilët ndan paratë Edi Rama. Miliona euro janë shuma të majme dhe të padëgjuara, edhe per kompanite më prestigjioze të botës, por arsyeja kuptohet: nuk janë për ekspertizën, por për ‘perizën mediatike’, dmth që hajdutëria e inceneratorëve të mos shfaqet në ekranet e drejtorëve-sekserë që marrin lekë me thes nga Rama.
Për këtë qëllim u krijua edhe guacka ne Bullgari, nga sekseret e Ramës: Mërtiri-Zoto-Blushi. Të grabisin miliona euro nga paratë publike të taksave të shqiptarëve dhe me to të mbanin mbyllur gojë e ekrane!
Këto fatura fictive, me vlerë miliona euro, janë lëshuar nga guacka në Bullgari për kompaninë e inceneratorëve në Tiranë, që gjithashtu, merr e vazhdon të marrë miliona, ndonëse nuk ekziston inceneratori.
Pyetjet sot i vazhdojmë për SPAK-un, që ka mbetur si sopatë pa bisht, që nuk i duhet gjë kërkujt, veç Edi Ramës dhe dishepujve të tij në sektin e hajdutërisë:

1. Çfarë ekspertize ofrojnë tre sekserët e Edi Rames: Mertiri, Zoto dhe Blushi?

2. Për çfare ka faturuar mbi 1 milion euro, kjo guacka në Bullgari, kompaninë e inceneratorit të Tiranës që po grabit miliona euro të tjera, por incenerator nuk ka?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama takim “kokë më kokë” me Albin Kurtin në vilën qeveritare

Story i radhës

Curry: Ky është ekipi ku do të luaj nëse largohem nga Golden State

Të fundit nga