In Memoriam Robert Badinter

Më 9 shkurt 2024 vdiq në moshën 95 vjeçare Rober Badenter , avokat I mirënjohur botëror, ish minister francez i drejtësisë ,kryetar I Komisionit të arbitrazhit për Jugosllavi në vitin 1991 dhe kontribues teorik në hartimin e Marrëveshtjes së Ohrit.
Me dhimbje dhe respekt I përkujtojmë çastet e bashkëpunimit me te gjatë hartimit të Marrëveshtjes kornizënë vitin 1991, në veçanti të ashtuquajturin “parim I Badenterit”.
I qoftë toka e lehtë!
Sy më sy me Badinter: Si lindi parimi i Badenter-it ?
Një ditë të vitit 2001 nga fillimi i qershorit mora një telefonatë nga ambasada franceze në Shkup për bisedë me Robert Badinter ,jurist i mirënjohur botëror, ish minister francez I drejtësisë, kryetar I Komisionit për shpërbërjen e Jugosllavisë, në lidhje me kërkesat shqiptare. Në rezidencën e ambasadorit francez François Terral patëm një bisedë njëorëshe ku e njoftova gjërë e gjatë për kërkesat shqiptare me theks të posaçëm për demokracinë konsensuale, statusin e gjuhës shqipe, statusin kushtetues të shqiptarëve, përfaqësimin proporcional dhe mbrojtjen nga majorizimi i deputetëve maqedonas si shkak i numrit të tyre dominues në parlament.
Pasi më dëgjoi me vëmendje Badinter më pyeti pse insistojmë shumë në vendimarrjen me consensus kur ai i blokonë gjërat?

Përgjigja ime ishte se për katër vite pune si deputet në kuvendin e Maqedonisë, edhe pse ishim në koalicion me një parti maqedonase LSDM-në nuk arritëm që asnjë vendim të rëndësishëm ta harmonizojmë me partnerët e koalicionit qeveritar. Madje në kuvend partite politike maqedonase e kanë aprovuar vetëm një amandament të PPD-së për ujërat.

Pastaj Badinter më pyeti se si PPD mendon ta zgjidhë këtë çështje?

PPD, i spjegova unë, mendon se krijimi I një sistemi dydhomësh, si në Mbretërinë e Bashkuar, do të ishte i aplikueshëm në Maqedoni. Dhoma e qytetarëve do ta pengonte majorizimin për ligje të rëndësishme që I rregullojnë marrëdhëniet ndërnacionale, investimet e barabarta në tërë republikën dhe sjelljen e buxhetit.
Këtu Badinter më ndërpreu dhe hypi lartë në dhomën e tij, shpejt konsultoi literaturë, zbriti dhe më tha se do t’i analizojë praktikat e shumë vendeve dhe do të del me propozim konkret. Ky system I vendosjes sot praktikohet në Maqedoni si “shumicë e Badinter-it.

Të nesërmen po në atë Rezidencë patëm një drekë pune sëbashku me Imer Imerin, Robert Badinter-in dhe ambasadorin François Terral. Pas kësaj Badinter u kthye në Paris dhe sërish erdhi në Shkup më 26 dhe 27 qershor 2001 ku pati takime pune me përfaqsuesit e partive politike shqiptare. Dy ditë rradhazi në lokalet e Ambasadës franceze në Shkup Badinter i dëgjoi kërkesat shqiptare nga grupi i përbashkët i përbërë nga Imer Imeri, Naser Zyberi, Ismet Ramadani dhe unë(ku edhe diskutoja edhe përktheja me lutjen e Badenterit sepse përkthyeset e papërvoja nuk e njihnin terminolgjinë politike) nga PPD dhe Arbën Xhaferi e Menduh Thaçi nga PDSH-ja.

Në një intervistë për gazetën e njohur pariziane “Le Monde” Badinter deklaron si vijon: “…duket se nuk mund të praktikohet demokracia konsenzuale sepse konsenzusi nuk zgjidh asgjë. E drejta e konsenzusit e pamundëson qeverisjen e një vendi i cili gjindet në vështirësi. Duhet të gjehen forma të reja të plotësimit të kërkesave legjitime shqiptare, thekson ai. Kjo është e mundshme nëpërmjet dimensionit të vetëqeversijes lokale, të një demokracie shumë të decentralizuar, të një demokracie nga afër…”

Megjithate gjatë bisedave për Marrëveshtjen kornizë të Ohrit Robert Badinter ofroi parimin e sjelljes së ligjeve nga sfera e kulturës, arsimit,gjuhës dhe gjithçkaje që kishte të bëjë me majorizimin me 2/3 e votave të etnikumeve. Ky parim ngeli në literaturën politike në Maqedoni si parimi i Badinter.

MUHAMED HALILI

Story i mëparshëm

Menaxheri i Kombëtares: Nuk kemi dështuar vazhdimisht, po veç në vitin 2023

Story i radhës

Maqedonci: 129 pjesëtarë u larguan nga FSK-ja vitin e kaluar, disa shkuan në Polici – është trend global

Të fundit nga