importi i duhanit ne shqiperi polonia dhe greqia kryesojne listen rritet tregtia dhe me rumanine 67e1e3c6541c3

Importi i duhanit në Shqipëri/ Polonia dhe Greqia kryesojnë listën, rritet tregtia dhe me Rumaninë

March 25, 2025
1 minut lexim

Çmimi i cigareve në Shqipëri ka pësuar rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, si pasojë e politikave fiskale që synojnë uljen e konsumit të duhanit.

Në Janar 2025, çmimi i paketave të cigareve u rrit me 20 deri në 30 lekë për paketë, si rezultat i rritjes së akcizës së duhanit. Aktualisht, paketa më e shtrenjtë e cigareve në treg shitet me çmimin maksimal prej 380 lekë.

Krahasuar me vendet e tjera europiane, çmimi i cigareve në Shqipëri mbetet relativisht më i ulët. Kjo diferencë vjen si pasojë e nivelit më të ulët të akcizës dhe taksave mbi produktet e duhanit.

Megjithatë, të dhëna nga INSTAT tregojnë se importi i këtij produkti ka qenë në rritje vitet e fundit. Në Shkurt të këtij viti, si periudha e fundit me të dhëna nga tregtia e jashtme, rezulton se importi i duhanit arriti në rreth 746 milione lekë.

Nga cilat vende e importon Shqipëria duhanin?

Sipas të dhënave të muajit shkurt 2025, rezulton se Polonia është importuesi kryesor i duhanit për Shqipërinë, duke pasur një rritje me 76.2% nga një vit më parë.

Pesë partnerët kryesorë që furnizojnë Shqipërinë me duhan janë: Polonia, Greqia, Rumania, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut.

Ajo që vihet re nga këto të dhëna është se Greqia dhe Polonia kanë ndërruar renditjen, pasi në Shkurtin e vitit 2024 vendin e parë për importin e duhanit e mbante Greqia.

Gjithsesi, të dyja shtetet edhe për vitin 2024 kanë qenë importuesit më të mëdhenj të duhanit në Shqipëri.

Ndërkohë, nëse analizojmë vitin 2024 si jë të tërë, të dhënat tregojnë se është regjistruar rekord i importit të duhani dhe zëvëndësuesit e përpunuar të tij me një vlerë prej 11.8 miliardë lekësh, nga 10.1 që ishte në vitin 2023.

Pra, përgjatë dy dekadave, vjet është regjistruar rekord për këtë vlerë.

Nëse flasim për partnerët kryesorë  sërish shohim se Polonia, Greqia dhe Rumania kryesojnë./SCAN

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

peter szijjarto ukraina nuk mund te anetaresohet ne be perpara vendeve te ballkanit perendimor 67e1de68eb75b
Story i mëparshëm

Péter Szijjártó: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në BE përpara vendeve të Ballkanit Perëndimor

usagm pranon ti leshoje radios evropa e lire nje pjese te grantit 67e1ed2e1edfd
Story i radhës

USAGM pranon t’i lëshojë Radios Evropa e Lirë një pjesë të grantit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë