Lazio pëson një humbje të thellë 5-1 në transfertën daneze ndaj Midtjylland, ndërsa menjëherë pas ndeshjes, i pari që mori përgjegjësitë e disfatës ishte kapiteni Ciro Immobile, i cili u bëri një nga paraqitjet më zhgënjyese të karrierës.
Sulmuesi deklaroi se skuadra ka bërë dhjetë hapa pas me këtë paraqitje dhe u kërkoi ndjesë tifozëve, sidomos atyre që morën rrugën nga Roma për në Danimarkë, për të ndjekur ndeshjen.
“E ndjej se duhet t’u kërkoj ndjesë tifozëve, veçanërisht atyre që udhëtuan nga Roma për këtu.
Nesër do të analizojmë gjithçka ndodhi, që na solli në këtë humbje. Një rezultat të tillë nuk e prisnim, por sot nuk kemi zbritur fare në fushë. Erdhëm të bëjmë një hap përpara, por bëmë 10 të tjerë mbrapa”, tha Immobile.