imerlije saliu jam ithtare e nje politikberjeje qe nuk nderpret marredheniet shoqerore e familjare por i forcon ato me respekt e mirekuptim 68192132944fe

Imërlije Saliu: Jam ITHTARE e një politikbërjeje që nuk ndërpret marrëdhëniet shoqërore e familjare, por i forcon ato me respekt e mirëkuptim

May 5, 2025
1 minut lexim

Deputetja e Alternativës dhe koalicionit VLEN, Imërlije Saliu, në rrjetin social facebook ka shkruar se ajo ka zgjedhur të mbetet besnike ndaj një politike që ruan raportet njerëzore.
“Shpesh më pyesin si e përballoj politikën, me gjithë ndasitë dhe tensionet që ajo sjell. E vërteta është se unë kam zgjedhur të mbetem besnike ndaj një politike që ruan raportet njerëzore.
Në skenën politike të RMV-së po shfaqet një frymë e re më e hapur, më bashkëpunuese dhe më e lidhur me realitetin shoqëror, të cilën e sjellin politikanët e rinj ne skenën politike shqiptare, gjë që ndoshta s’është e zakonshme as për vendin e as për politikbërjen ballkanase.
Unë jam ITHTARE e një politikbërjeje që nuk ndërpret marrëdhëniet shoqërore e familjare, por i forcon ato me respekt e mirëkuptim. E ndjej si detyrim të ruaj vlerat e familjes, traditën e bashkëjetesës dhe respektin për tjetrin – edhe në politikë.
Le ta dëshmojmë se mund të jemi të ndryshëm në ide, të fortë në qëndrime por të bashkuar në qëllime njerëzore”, ka shkruar deputetja Saliu.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

mexhiti pamer austria model frymezues per zhvillimin e qendrueshem dhe mbrojtjen e natyres 6819212f520bf
Story i mëparshëm

Mexhiti-Pamer: Austria, model frymëzues për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e natyrës

dr mahmut cevik takon kryetarin e gjykates kushtetuese darko kostadinovski 68192136147a6
Story i radhës

Dr. Mahmut Çevik takon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë